E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, jep dorëheqjen kryeministri Shafik

Kryeministri i Egjiptit, Ahmed Shafik ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, njoftoi Këshilli Ushtarak që udhëheq vendin, me anë të një komunikate.
 

Ish-ministrit të Transporteve, Esam Sharafit, i ëhstë kërkuar të krijojë qeverinë e re, njofton komunikata.

Shafik u emërua kryeministër i vendit ditë para se ish-Presidenti Hosni Mubarak të jepte dorëheqjen pas protestave të shumta që kishin mbërthyer vendin.

Vëzhguesit thonë se protestuesit e shikonin Shafikun si shumë të afërt me Mubarakun.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›