Indi, del nga rruga autobusi, 32 të vdekur
Një autobus me dhjetra persona në bord që ishin duke u kthyer nga festimet e një martese, ka rënë në një skarpatë në shtetin verior indian të Himachal Pradesh.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare të cilat theksojnë se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur 32 pasagjerë.
Mësohet se autobusi ka rënë përreth 300 metra lartësi ndërsa theksohet se shkak për aksidentin është bërë moti i keq.
Viktimat, pothuajse të gjithë burra, banonin në një fshat fqinj dhe ishin ftuar nga familjarët e çiftit të martuar, në një festë që zgjati gjithë natën.