Jemen, opozita i ofron presidentit "planin për largim"

Grupet opozitare në Jemen i kanë ofruar presidentit Ali Abdullah Saleh një plan për largim të shpejtuar nga pushteti deri në fund të vitit 2011.
Zëdhënësi i opozitës tha se plani është dakorduar gjatë një "takimi me shkollarët fetarë".
Saleh pritet të njoftojë pasdite nëse e pranon apo e hedh poshtë propozimin.
Që nga 16 shkurti Jemeni është përfshirë nga protestat ku kërkohet që presidenti Saleh t`i japë fund sundimit 32 vjeçar.
Nëntëmbëdhjetë persona janë vrarë në trazirat.