Bllokohen ne Marikaj 15 kg marijuane per jashte shtetit

Policia arreston dy poseduesit e narkotikut. Operacioni ne kuader te Kufirit ndares III
15 kilograme lende narkotike e dyshuar si marijuane e sekuestruar si dhe dy persona te arrestuar ka qene bilanci i djeshem i nje operacioni te agjenteve te antidroges ne Tirane te cilet kane finalizuar me sukses pas nje sere hetimesh intensive ne lidhje me nje rrjet te trafikut te droges.
Lajmi eshte konfirmuar mbremjen e djeshme nga zedhenesja e Drejtorise se Policise se kryeqytetit Alma Katragjini sipas se ciles ne oret e para te mengjesit nga Seksioni kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise Qarku Tirane ne bashkepunim me Sektorin e Forces se Posacme Operacionale te kesaj drejtorie ne vazhdimesi te operacionit te koduar Kufiri ndares III u arrit sekuestrimi i nje sasie prej 15 kg lende narkotike e dyshuar kanabis sativa e ndare ne pako si dhe arrestimi e dy shtetasve posedues e shperndares se saj. Ne pranga jane vene Mustafa Zajmi 20 vjec dhe bashkepunetori i tij Edmond Kabetaj 23 vjec qe te dy banues ne Sukth Durres.
Policia tha se kapja e tyre u krye ne afersi te Marikajt ne Tirane ndersa ne baze te hetimeve mendohet se kjo sasi e konsiderueshme lende narkotike dyshohet se kishte destinacion trafikimin dhe me pas shperndarjen ne Tirane e vendet fqinje me Shqiperine.
Operacioni
Agjentet e Antidroges duket se kane qene prej kohesh ne gjurmim te te dyshuarve kur informacionet e sakta kete here per levizjen e tyre si dhe te nje sasie hashashi qe pritej te trafikohej jashte shtetit ka sjelle nderhyrjen e menjehershme. Nje gje e tille eshte bere e ditur nga policia e kryeqytetit pas operacionit kur mesohet se gjate ecurise se hetimit mbi dy personat e dyshuar duke perdorur te gjitha metodat operative - gjurmuese te realizuara me se miri nga specialistet e Seksionit kunder Narkotikeve u mundesua kapja e tyre ne afersi te Marikaj afer kryeqytetit. Gjithcka eshte finalizuar ne bashkepunim edhe me Sektorin e Forces se Posacme Operacionale te kesaj drejtorie ku ne vazhdimesi te operacionit te koduar Kufiri Ndares IIIkur duket se Mustafa Zajmi dhe Edmond Kabetaj nga Sukthi jane zene ne befasi kur kontrolli i menjehershem i agjenteve te policise pergjate kesaj rruge ka zbuluar sasine prej 15 kilogramesh kanabis sativa te ndare neper qese dhe gati per shitje.
Hetimi
Lenda narkotike dyshohet se kishte destinacion trafikimin dhe me pas shperndarjen ne Tirane e vendet fqinje me Shqiperine e cila ne momentin e sekuestrimit u gjend e ndare ne disa pako dhe fshehur ne automjetin tip Fiat me targa DR 40 93 F ne pronesi te Mustafa Zajmit. Deklarata ka ardhur nga Drejtoria e Policise se Tiranes pas operacionit te djeshem ku ne pranga u vune dy te rinjte nga Sukthi i Durresit duke konfirmuar keshtu edhe sekuestrimin e sasise prej 15 kilogram hashash. Policia ka bere me dije gjithashtu se gjate ecurise se hetimit mbi keto shtetas duke perdorur te gjitha metodat operative - gjurmuese te realizuara me se miri nga Specialistet e Seksionit Kunder Narkotikeve u mundesua kapja e tyre ne afersi te Marikaj ne Tirane. Ndaj shtetasve te sipercituar u mor masa e arrestit ne flagrance per vepren penale Prodhim shitje te lendeve narkotike ne bashkepunim.
Te arrestuar
Mustafa Zajmi 20 vjec banues ne Sukth Durres
Edmond Kabetaj 23 vjec banues ne Sukth Durres
Sekuestruar
15 kg lende narkotike kanabis sativa
Nje Fiat Punto me targa DR 40 93 F