E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaferraj: Homazhe, në nder të Ibrahim Kodrës

Personalitete të artit dhe kulturës bënë dje homazhe në nderim të mjeshtrit të madh të pikturës, Ibrahim Kodra. Në Ishëm, për nder të tij ishte i pranishëm ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ferdinad Xhaferraj si dhe përfaqësues nga qarku i Durrësit. I nderuar me titullin Nderi i Kombit, Ibrahim Kodra që jetoi dhe krijoi gjatë gjithë jetës në Milano, është tashmë i njohur dhe i respektuar nga atdheu i vet dhe nga publiku shqiptar. Trupi i mjeshtrit të

madh prehet në Shqipëri. Në demokracinë shqiptare të vendosur pas viteve `90, vepra e tij u zbulua në tërësinë e saj dhe u vlerësua për cilësinë e lartë artistike. U dallua për pasurinë e subjekteve me dritë dhe ngjyra mesdhetare. U veçua për ndjeshmërinë e lartë ndaj motiveve dhe simboleve figurative të natyrës dhe njeriut të atdheut të tij. Jeta dhe krijimtaria e Mjeshtrit Ibrahim Kodra tregojnë për mallin dhe respektin e artistit ndaj vendlindjes dhe bashkëatdhetarëve të vet. Dokumentacionet e shkruara na tregojnë se edhe pse jetoi jashtë Shqipërisë nuk u shkëput asnjëherë nga mëmëdheu. Ai pikturonte duke respektuar ngjarjet më të rëndësishme historike të Shqipërisë dhe të Kosovës, të cilat nuk i ndau për asnjë çast. Historiografia e tij artistike tregon qartë se ekspozoi me dëshirë dhe kërshëri si në Shqipëri dhe Kosovë, u shpreh ministri Xhaferraj. Më tej Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve u shpreh se në politikat e institucionit që ai drejton, nderimi dhe ruajtja ne kujtesë e figurave dhe personaliteteve të shquara te historisë , artit etj, është prioritet Gjithashtu më lejoni sot të shpreh mbështetjen time për projekt-propozimin e prezantuar nga Qarku i Durrësit për ta kthyer këtë vend në një sit të vizitueshëm të trashëgimisë, duke gërshetuar komponentët, turizëm, trashëgimi, kulture, theksoi ministri Xhaferraj.Nga jeta e piktoritIbrahim Kodra u edukua në moshën fëminore në shkollën teknike të Harry Fulzit dhe ndoqi kurset e vizatimit në Shkollën e parë të Vizatimit  në Tiranë. Studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve në Milano dhe në Brera. Në vitin 1943 ekspozoi për herë të parë dhe në 1944 hapi studion e tij. Më pas deri në vitin 2006 ai përuroi shumë ekspozita dhe ka dhënë qindra intervista, ku u shpreh qartë për artin e tij, për Shqipërinë dhe për Kosovën, të cilat nuk i ndante nga njëra tjetra. Amaneti i tij i fundit ishte që në varr do të dëshironte të kishte një gur nga Shqipëria dhe një nga Kosova.  Rreth artit dhe personalitetit të tij në Itali, Shqipëri, Kosovë dhe disa vende të Europës dhe botës janë shkruar me qindra artikuj dhe janë dhënë pafund mendime dhe vlerësime. Janë shkruar disa libra, janë botuar dhjetëra katalogë dhe antologji më punimet e tij. Janë realizuar disa filma dokumentarë me autorë italianë, shqiptarë dhe kosovarë. Janë dhënë çmime në emër të tij. Në 1980 qyteti Positano e shpalli Qytetar Nderi. Në çdo vit të jetës së tij ai ka hapur ekspozita për kudo në botë që nga Italia dhe vende të mëdha europiane si Francë, Gjermani, Rusi  dhe vende të botës si SHBA, Australi, Brazil, Argjentinë etj. Gjatë këtyre ekspozimeve ka fituar dhe është nderuar më shumë çmime.
 

Last Updated on E Shtune, 06 Shkurt 2010 21:39

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›