Ndërron jetë Mike Buongiorno
Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, një nga figurat më të njohura të Televizionit Italian, Majk Bonxhorno. Lajmi është publikuar nga Televizioni italian Sky, sipas të cilit Bonxhorno ndërroi jetë si pasojë e një infarkti në shtëpinë e tij në Montekarlo.
Kryeministri Italian Silvio Berluskoni shprehu keqardhjen e tij, duke u shprehur se kishte humbur një mik të madh. I lindur në Nju Jork në vitin 1924, Bonxhorno e nisi karrierën e tij në vitet 1950. Në vitet 1953 ai u shfaq në emisionin Arrivi e Paternze në kanalin televiziv Rai e që nga ajo kohë, ka qenë drejtues i njohur i festivaleve dhe emisioneve të ndryshme. Ai kishte planifikuar nisjen e një spektakli të ri në vjeshtë.