E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd/ 100 familje pa uje te pijshem ne fshatin Mirake

Banorët e Fshatit Mirakë në Komunën Polis të Librazhdit vuajnë mungesën e ujit, kur pranë tyre buron uji i pishëm por që përdoret për vaditje për tokat bujqësore. Ndërhyrjet në rrjetin e tubit të furnizimit të depos kryesore ka bërë që mbi 100 familje të mbeten pa ujë.

Depoja e Ujësjellësit të fshatit Mirakë është ndërtuar para disa vitesh dhe ka kushtuar 30 milion lekë të vjetra,po kështu dhe në vitin 2009 është ndërhyrë me investime për shtrimin e rrjetit të tubacioneve për një furnizim normal të cdo familje, por sot banorët vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Banorët janë ankuar prej kohësh në komunë, por nuk kanë marrë asnjë zgjidhje për problemin.

Banorët mbështesin idenë që të paguajnë për përdorimin e ujit, por sipas tyre është e padrejtë që vetëm 10 % e banorëve të komunës të furnizohen me ujë të pijshëm nga ndërhyrjet që ata vetë kanë bërë në rrjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›