E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ben Kurban taksat

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, shkel hapur para shqiptarëve ligjin e tatim –taksave, duke kryer një evasion të pastër fiskal, kur gjatë 5 ditëve të panairit të librit në Tiranë ka shitur me mijëra kopje të librit të tij, “Kurbani”, në stendën e Shtëpisë Botuese “Dudaj”, pa kupon tatimor. Në shitoren e tij të librave, Shtëpia Botuese “Dudaj”, nuk ka patur kasë fiskale në asnjë nga ditët e panairit.

Ligji shqiptar i Tatim – Taksave, në nenin 55 të tij, pika 1, përcakton se cdo shitje duhet të shoqërohet detyrimisht me kupon tatimor, me qëllim që të shmangen abuzimet në sistemin fiskal.

Por ngjitur me shitoren e Ramës, një tjetër Shtëpi Botuese, “Albas”, cdo shitje të librave e regjistron përmes kasës fiskale.

Me mosvendosjen e kasës fiskale, Edi Rama dhe Shtëpia botuese e Kurbanit të tij fshehin tatimin mbi të ardhurat, tatimin mbi fitimin, nga ku rrjedhin një sërë evazionesh të tjera. Teksa akuzon mazhorancën për korrupsion, Edi Rama ka ditë që u thotë shqiptarëve se të gjithë do të paguajnë sa u takon, sic e ka publikuar me vullnetin e tij në faqen e Twitter –it, në të cilën shpreh pikëpamjet personale mbi zhvillimet në vend. Por vetë ka një standard tjetër: Të mos i paguajë detyrimet dhe të bëjë sikur nuk e sheh shkeljen e ligjit, kur kjo ndodh në prehërin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›