Rasmussen thyen krahun duke i dhene bicikletes ne afersi te Brukselit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, u detyrua të anulonte një turne në vendet baltike këtë javë pasi theu krahun duke i dhënë biçikletës në afërsi të Brukselit, njoftoi ai sot në faqen e rrjetit social të Facebook-ut.
Ish-kryeministri danez, 58 vjeç, bëri të ditur se është rrëzuar të dielën, duke shkaktuar një frakturë në shpatullën e majtë.
"Miq të dashur, t'i japësh një biçiklete për terren të vështirë është një sport delikat. Krahu im i majtë nuk mund të lëvizë tashmë dhe është hedhur në allçi", deklaroi ai duke shtuar se "do të nevojitet kohë dhe durim për t'i shëruar".
"Për fat të keq, u detyrova të anuloj udhëtimin këtë javë në Estoni, Lituani dhe Letoni", shtoi ai. Ky turne u shty për një datë të mëvonshme, bëri të ditur një zëdhënëse e NATO-s.