Librazhd, autobuzi përplas makinën, 1 i plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Librazhd-Elbasan ku për pasojë është plagosur një person.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Lizës ku një autobus linje me targa EL 2973 C ka përplasur një makinë tip golf ma targa LB 2430 A. Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i makinës me incicialet R.K i cili është dërguar menjëherë në spital.
Ndërkohë policia e cila ndodhet në vendngjarje ka ndaluar drejtuesin e autobuzit Lefter Dedja dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit,