E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Dajç, makina përplaset me pemën, vdes 12-vjeçari

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në komunën Dajç në Shkodër ku për pasojë ka vdekur një 12-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e komunës Dajç ku makina që po udhëtonte 12-vjeçari së bashku me një person tjetër pasi ka dalë nga rruga është përplasur me një pemë.
Si pasojë e aksidentit ka vdekur 12-vjeçari identiteti it ë cilit ende nuk bëhet i ditur dhe është plagosur drejtuesi i mjetit Gjovalin Daka. Menjëherë i plagosuri është dërguar në spital ku po merr ndihmën mjekësore. Mësohet se shkaku i aksidentit është shpejtësia e madhe me të cilin udhëtonte automjeti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›