E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, djali vret nënën me sëpatë, plagos rëndë vajzën

Autori i Lajmit: Redaksia

Krimi në familje ka goditur sërisht frikshëm, e kësaj here në Librazhd. Ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 17:30 në fshatin Prevadhë të Librazhdit. Për arsye ende të paqarta djali ka goditur me sëpatë nënën e tij të moshuar duke e lënë të vdekur në vend. Mësohet se në tentativë për të shpëtuar gjyshen ka mbetur e plagosur edhe vajza e autorit të krimit, Besjana Miska, 18 vjeç. Policia bën të ditur se autori i vrasjes është Haki Miska nga fshati Prevadh i Librazhdit. Ndërkohë, kanë nisur menjëherë hetimet për të zbuluar shkaqet që shtynë djalin të vrasë në mënyrë makabde nënën e tij, 75-vjeçaren Dije Miska. Burime të afërta me familjen Minska bëjnë me dije se mes tyre prej kohësh kishte nisur një grindje, që përsëritej herë pas here, por dje situata është rënduar së tepërmi. Nënë e bir kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin deri sa ky i fundit ka kryer dhe këtë krim të rëndë, duke i marrë jetën të ëmës.

Ky lajm është publikuar: 05/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›