E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, djali vret nënën me sëpatë

LIBRAZHD- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:30 në fshatin Prevadh të Librazhdit. Për arsye ende të paqarta djali ka goditur me sëpatë nënën e tij të moshuar duke e lënë të vdekur në vend. Mësohet se në tentativë për të shpëtuar gjyshen ka mbetur e plagosur edhe vajza e autorit të krimit, Besjana Miska 18 vjec. Policia bën të ditur se autori i vrasjes është Haki Miska nga fshati Prevadh i Librazhdit. Ndërkohë kanë nisur menjëherë hetimet për të zbuluar shkaqet që shtynë djalin të vrasë në mënyrë makabde nënën e tij, 75 vjecaren Dije Miska. (m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›