Rreshqitjet e dheut izolojnë 7 fshatra në Milot
KURBIN- Kanë kaluar mëse 3 javë nga rreshjet e dendura që shkaktuan rrëshqitje dheu në komunën Milot dhe situata ende ka mbetur e njëjtë. Rruga vazhdon të jetë e pakalueshme duke izoluar kështu 7 fshatra. Mjetet udhëtojnë deri në një pjesë të aksit ndërsa banorët detyrohen të vazhdojnë rrugën në këmbë. Situata mebetet kritike pasi sa herë që fadroma pastron rrugën, lagështira shkakton sërish rrëshqitje dheu. Aktualisht banorët e 7 fshatrave e kanë thuajse të pamundur të komunikojnë me njëri tjetrin. Për të siguruar ushqimet e përditshme u duhet të udhëtojnë në këmbë deri në qendrën e komunës Milot ose në rrugën nacionale. (e.n/News24/BalkanWeb)