Serbi, pasoja Jeremiç në ekonomi

Edhe pse Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiç shprehet se aktiviteti intensiv i diplomacisë për ruajtjen e Kosovës nuk është reflektuar as në ekonomi dhe as tek qytetarët, shifrat flasin ndryshe. Instituti serb për studimet e tregut, IZIT jep shifra alaramante për Borxhin e jashtëm të Serbisë, ndërsa veçon sektorin privat i cili vetëm nga nëntori i vitit 2008 deri në fund të vitit 2009 ëshët rritur për 14 %.
Kështu politika demokratike në Serbi, përveç dështimeve në fushën e
diploamcisë, rradhitë dështime edhe në ekonomi. Në nëntorin e vitit
2009, "Borxhi i jashtëm i Serbisë arrin në 33,26 miliardë dollarë, ose
2,7 % më shumë se në muajin Tetor" thekson Drejtori I Institutit serb
për studimet e tregut – IZIT, Milloje Kanjevac duke shtuar se vetëm për
një vit ky borxh është rritur 8,3 %. Madje, instituti IZIT jep edhe një
shifër dëshpruese për të gjithë ëndërrimtarët e Tetorit të vitit 2000
nga Serbia dhe jashtë saj, kur menduan se gjithçka në tokën serbe do të
shkon vaj. Kështu, krahasuar me vitin 2000, borxhi i jashtëm i Serbisë
është rritur 3,2 herë ose 22,43 miliardë me shumë.
Eksperti i njohur
serb dhe drejtori i këtij instituti thekson se krahasuar me vitin 2000,
vetëm borxhi i sektorit privat është rritur për 21 miliardë dollarë dhe
për shkak të situatës së krijuar në vitin 2008, shteti morri në dorë
dinamikën që po zhvillohej.
Në situatën e krijuar, Drejtori i Institutit serb për studimet e tregut
– IZIT, Milloje Kanjevac thekson se pa angazhimet e
Fondit Monetar Ndërkombëtar, Serbia do të përjetonte kolaps si financiar
ashtu edhe ekonomik ndërkohë që borxhi i jashtëm do të vazhdoj të
rritet, para së gjithash nën ndikimin e shtetit dhe ka vetëm një
zgjidhje: Nëse pjesa më e madhe e kredive të marra shfrytëzohet për
projekte infrastrukturore dhe ristrukturimin e ndërmarrjeve me
perspektivë, atëherë mund të ketë investime në sektorin e prodhimit. Në
të kundërtën, çmimi i daljes nga kriza do të jetë shumë më i madhe si
për ekonomi ashtu edhe për qytetarët.
Agim Popoci
< I mëparshmi