E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, djali vret nënën me sopatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Librazhd ku djali ka qëlluar nënën e tij me sopotë duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Prevadh të Librazhdit ku shtetasi Haki Niska ka qëlluar me sopatë nënën e tij ndërkohë që ka plagosur edhe motrën e tij. Mësohet se e motra ka ndërhyrë për të mbrojtur nënën e saj kur është qëlluar nga i vëllai. Nuk dihen ende shkaqet e vrasjes por policia ndodhet në vendgjarje dhe ka nisur hetimet për ngjarjen. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin e vrasjes i cili pak kohë më vonë është larguar menjëherë nga vendngjarje

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›