E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raportet e Serbisë me Malin e Zi. Jeremiç: Ja pse reagojmë ashpër

Sikur Ne të mos reagonim ndaj disa shteteve që pranuan Kosovën dhe vendoswn në marrëdhënie diplomatike, ky do të ishte një sinjal i qartë se Serbia ka hequr dorë nga lufta. Kështu shprehet për televizionin shtetëror serb, RTS, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiç duke sqaruar reagimet e ashpra diplomatike ndaj Podgoricës dhe kujdesit, që sipas tij, shteti serb kishte për mosreflektim tek populli i thjeshtë.

"Ne duhet të kemi një politikë të qartë dhe parimore e cila ka përgjigje
për çdo lëvizje e cila i cënon sovranitetin dhe integritetin
territorial," tha Jeremiç duke shtuar se Serbia pret një mendim pozitivi
nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për legjitimitetin e shpalljes
së pavarësisë së Kosovës, ndërsa konstatoi se aktualisht është duke u
bërë një presion i madh ndaj shteteve që nuk e kanë pranuar Kosovën, që
këtë ta bëjnë para prononcimit të kësaj Gjykate.

Përveç Podgoricës,
Jeremiç konstaton edhe mospajtime në marrëdhëniet dypalëshe të Serbisë
me Kroacinë, që sipas tij mund të zgjidhen duke u bazuar në modelin e
Francës dhe Gjermanisë, duke mos harruar se kush është Franca dhe kush
Gjermania. "Ne dëshirojmë marrëdhënie sa më të mira me Kroacinë, por
kemi shumë çështje të hapura dhe probleme," tha shefi I diplomacisë
serbe duke konstatuar ekzistimin e vullnetiti të mirë tek pala serbe.

Ndërkohë për situatën në Republikën serbe të Bosnjes dhe ndikimin e
Beogradit zyrtar tek politikanët serbë, shefi i diplomacisë serbe ashtu
si edhe shefi i tij Tadiç, flet me gjuhën e Millosheviçit. "Nuk
përzihemi në çështjet e brendshme të Bosnje Hercegovinës, por nuk do të
mbështesim as shkatërrimin e Marëveshjes së Daytonit dhe as shkatërrimin
e Bosnjes," tha shefi i diploamcisë serbe ashtu siç shprehej
Millosheviç ndërsa ushtria serbe kryente masakra ndaj popullsise 
joserbe në Bosnje e Hercegovinë.

Në fund fare, Ministri I Punëve të Jashtme ët Serbisë, Vuk Jeremiç
shprehë bindjen se Serbia do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në
vitin 2014, edhe pse ende nuk është kaluar pika nga e cila nuk ka kthim
drejtë Brukselit.

Agim Popoci  

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›