E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policët në grevë: Parlamenti të diskutojë për zbatimin e ligjit

Zbatim të menjëhershëm e në tërësi të Ligjit për Policinë e Kosovës,rritje  pagash 100%, si dhe ndryshimi i kontratave të punës nga të përkohshme në të përhershme.Këto janë kërkesat e Departamentit të Njësive të Specializuara për të cilat qeveria nuk ka garantuar plotësimin e tërësishëm dhe që ka shkaktuar reagimin e opozitës.

"Për të dalë nga kjo situatë kërkojmë që Kuvendi i Republikës së Kosovës
të mblidhet urgjentisht për të diskutuar kërkesat tona të cilat burojnë
nga aktet e po këtij kuvendi ndryshe nuk jemi përgjegjës nëse protesta
do të ndryshojë formë", deklaroi Arbresh Dalipi, zëdhenes i Këshillit
Përfaqesues te Njësive të Specializuara.

"Unë nuk mund të premtoj asgjë deri tani por do të shqyrtojmë kërkesat e
tyre dhe ajo cka mund të them ta kryejnë punë aktivitetin e tyre dhe
njëkohësisht qeveria do të jetë e përkushtuar në zgjidhjen e problemit
të tyre në kuadër të mundësive ligjore dhe buxhetore", deklaroi Hajredin
Kuqi, zv.kryemnistër i Kosovës.

"AAK solidarizohet në mënyrë të plotë me kërkesat e policëve të Kosovës
sepse këto kërkesa janë legjitime janë kërkesa të drejta dhe minimale
Zbatimi i ligjit të policisë dhe plotësimi i kushteve të punës për
policët e Kosovës është detyrë dhe obligim qeverinë porn ë vend të kësaj
kjo qeveri po bën të kundërtën dhe po i detyron policët që përmes
formës së grevës të kërkojnë të drejtat e tyre që i takojnë me ligj",
thote Burim Ramadani, sekretar i Përgjithshëm i AAK-së.

Policët e Departamentit të Njësive të Specializuara kanë paralajmëruar
se do të vazhdojnë grevën e tyre deri në realizimin e kërkezave dhe
zbatimin e ligjit të policisë.

Olgera Muka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›