E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turistë gjermanë vizitojnë ambientet e “Birra Korça”: E shkëlqyer

KORÇE – Fabrika e “Birrës Korça”, aty ku prodhohet birra e parë shqiptare, e njohur për cilësinë e saj të shkëlqyer tashmë është kthyer në një epiqendër vizitorësh.

Së paku 30 turistë gjermanë, teksa kishin dëgjuar më herët për “Birrën Korça”, si një birrë e standardeve europiane në udhëtimin e parë në Korçë kanë vizituar fabrikën e saj. Shumë prej turistëve kishin lidhje të forta me birraritë në Gjermani dhe teksa vizitonin ambientet moderne të fabrikës nuk nguruan të përgëzonin dhe investimin madhor.

“Jam duke e shijuar, është një birrë e shkëlqyer. Të them të drejtën teksa po vizitoja ambientet jam i mahnitur nga një investim kaq madhor dhe një teknologji moderne. Gjithçka duket e mrekullueshme, më duket sikur jam në Gjermani dhe po shoh birraritë atje. Kjo birrë është e një standardi europian.”- shprehet njëri nga turistët.

“Është një birrë me shumë klas dhe një standard europian. kisha dëgjuar më parë dhe më vjen mirë që të gjitha ato që kam dëgjuar qëndrojnë. Nuk i rezistova dot dhe e provova teksa vizitoja ambientet, ishte e shkëlqyer.”- tregon një turiste.

“Birra Korça” aktualisht zotëron tregun vendas. Cilësia dhe shija e saj janë arsyet e vetme që kjo birrë po çan suksesshëm dhe në tregun e huaj.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›