E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërhyrja në listën e zgjedhësve



TIRANE – Duke qenë se kartat e identitetit u vunë në përdorim për identifikimin e zgjedhësve që morën pjesë në procesin e 28 qershorit, ministria e Brendshme mbajti komunikim të rregullt me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri një ditë para votimeve. çështja më problematike ishte ajo e qytetarëve që nuk kishin arritur të pajiseshin me kartë ndërkohë që nuk kishin as pasaportë. Këto dy dokumente ishin të vetmet me të cilat mund të realizohej pjesëmarrja në votime nga qytetarët. Pikërisht listën e dërguar nga Ministria e Brendshme në KQZ në mënyrë periodike, me emrat e personave që pajiseshin me kartë e kërkoi edhe Partia Socialiste. Ajo pretendoi për ndërhyrje në këtë listë duke denoncuar se kishte mospërputhje në të dhënat e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›