E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, gjendet i vdekur 18-vjeçari, doli për gjah me shokët

LIBRAZHD- Gjendet i vdekur një 18-vjeçar në fshatin Lepushe të Librazhdit.

Policia e Librazhdit ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërkohë që mësohet se viktima Ledion Vasku, kishte dalë për gjah me 3 persona të tjerë.

Trupi i pajetë i gjahtarit është gjetur pikërisht nga shokët e tij, të cilët kanë lajmëruar policinë. Nga të dhënat e para të policisë dyshohet se 18-vjeçari mund të jetë vetëvrarë aksidentalisht me çifte.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›