Thaçi: Havel, personalitet i përmasave botërore
PRISHTINË- Vdekja e ish presidentit të Çekisë, Vaclav Havel, është humbje e një personaliteti me përmasa evropiane dhe botërore, që luajti rol të rëndësishëm në transformimin e Çekosllovakisë nga një shtet federal në dy shtete të pavarura, me rrugë paqësore. Kështu thekson kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mesazhin me rastin e vdekjes së ish- presidentit çek, Vaclav Havel, të cilin e vlerëson intelektual të profilit të lartë.
"Vaclav Havel u shqua si dramaturg dhe intelektual i lartë, që mbajti qëndrim të drejtë dhe përkrahu përhapjen e demokracisë në vendet që u sunduan gjatë nga diktatura dhe sistemi monist në Evropën Lindore e më gjerë", shkruan Thaçi, duke shtuar se "Vaclav Havel, duke qenë intelektual i profilit të lartë, la gjurmë humaniste në diplomaci dhe fushëveprimin politik, duke u bërë figurë e çmuar në përhapjen e vlerave të lirisë, demokracisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut".
Thaçi shprehet se “qytetarët e Kosovës me respekt do ta kujtojnë rreshtimin e drejtë të burrështetasit dhe intelektualit çek gjatë kohës së ndërhyrjes së NATO-s mbi forcat ushtarake dhe policore serbe në vitin 1999, kur bota euratlantike u vu në mbrojtje të Kosovës”.
(ma.ar/BalkanWeb)