E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërron jetë Vaclav Havel, presidenti i parë i Cekisë

TIRANE-Ish-presidenti Cek Vaclav Havel ndërroi sot jetë sot në kryeqytetin e vendit, Pragë. Presidenti i fundit pas rënies së komunizmit, Havel vdiq në moshën 75-vjecare nga një sëmundje e rëndë. Sipas asistentes së tij, ish-presidenti Vaslav Havel u shua sot në mëngjes në shtëpine e tij.
Ish-dramaturgu i njohur Havel, i konsideruar si një prej disidentive më të forte anti-komunist në ish-bllokun lindor erdhi në detyrë pas revolucionit të kadiftë, i cili i dha fund katër dekadave të represionit të regjimit komunist në vitin 1989. Si president i Cekisë, ai u bë dëshmitar i një tranzicioni të rëndësishëm që solli ekonominë e tregut të lirë në vendin e tij si dhe ndarjen paqësore të Republikës Ceke nga Sllovakia në vitin 1993.
Edhe pas largimit nga detyra e Presidentit në vitin 2003, Havel mbeti një figurë e rëndësishme botërore edhe per faktin se ndërtoi bazat për anëtaresimin eventual të Republikës Ceke në Bashkimin Europian.

“E verteta dhe dashuria duhet të triumfojne mbi genjeshtrën dhe urrejtjen” ishte një prej deklaratave më domethense të ish- presidentit të Cekisë.
Havel u kandidua disa herë për cmimin Nobel për Paqen si dhe u nderua me një sërë cmimesh ndërkombëtare të rëndësishme, mes të cilave edhe medaljen presidenciale të lirise dhënë nga ish-presidenti amerikan Xhorxh W. Bush.

I lindur me 5 tetor te vitit 1936 në një familje të pasur e cila humbi gjithcka gjatë kohës se komunizmit, Havelit iu mohua një arsimim i përshatshëm duke u detyruar që të shkollohej natën. Në vitin 2008, ish-presidenti Cek, Havel iu kthye dashurisë së tij të parë, teatrit duke botuar nje drame të re të quajtur “Te ikurit” që i referohej largimit të tij nga detyra e rëndësishme e kreut të shtetit.

Havel u operua në muajin dhjetor 1996 nga një kancer në mushkëri. Përveç një bronkiti kronik, ai vuante gjithashtu dhe nga probleme kardiake.
Këto muajt e fundit, Havel e kaloi pjesën më të madhe të kohës në shtëpinë e tij në fshat, rreth 150 kilometra nga Praga, pasi u shtrua në muajin mars në spital për një pneumoni të rëndë.

(d.b/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha: Mbarë Europa humbi liderin e paqes VIDEO: Ndahet nga jeta Vasllav Havel

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›