E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, humb jetën 32-vjeçari, mblidhte skrap

Viktimë, foto arkiv

Viktima e rdhës nga mbledhja e skrapit është një 32- vjeçar nga Librazhdi.

Mësohet se i riu ka gjetur vdekjen, pasi është bllokuar nga një masiv betoni, në tentativë për të nxjerrë dy shufra hekuri për ti shitur për skrap.

Viktima është 32- vjeçari Urim Ulçani, i cili është gjetur nga familjarët e tij i bllokuar në tunelin afër zonës në fjalë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kostenjë të Librazhdit, pranë repartit ushtarak.

32- vjeçari është dërguar më urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda.

Forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit dhe deri me tani nga hetimet ka rezultuar se vdekja ishte aksidentale. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›