E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humb jetën 32- vjeçari, punonte në autostradën Levan-Vlorë

Humb jetë teka punote në ndërtimin e rruges

Një 32- vjeçar ka gjetur vdekjen, teksa ishte duke punuar në autostradën Levan-Vlorë.

Mësohet se viktima është Kreshnik Bisha, shofer i kompanisë që po kryen punimet në këtë segment, ai është zënë poshtë nga një mjet i rëndë.

Sipas policisë i riu ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e plagëve të marra gjatë punimeve në rrugë.

Ndërkohë, policia bën me dije se po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentin që i mori jetën punonjësit të firmës që po ndërton Levan-Vlorë. /E.L/


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›