E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, ndiqen penalisht tre pronarë lokalesh

Policia e Shkodres / foto arkiv

Procedohen penalisht, në gjendje të lirë, tre pronar lokalesh për Prishje të rendit e qetësisë publike.

Burime zyrtare të policisë së Shkodrës bëjnë të ditur se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit, K.D., 56 vjeç, N.T., 34 vjeç dhe S.D., 31 vjeç, pasi rreth orës 24 të së enjtes, në lokalet e tyre private në qytetin Shkodër, kanë krijuar zhurma shqetësuese, me muzike, jashtë rregullave.

Ky është rasti i parë i penalizimit të pronarëve të lokaleve që në kundërshtim me ligjin prishin qetësinë publike me zhurma në orët e vona të natës. /A.D/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›