“Here is New York”, në Tiranë. Arvizu: Si e kujtojmë 10 vjet më vonë!
TIRANË-'10 vjet më parë, 3 mijë njerëz nga shumë vende të botës humbën jetën nga sulmet terroriste tek Kullat Binjake. Kjo është një ekspozitë ku më shumë se fjalët flasin fotografitë e shkrepura nga 793 kontribues, amatorë e profesionistë atë ditë Shtatori në Nju Jork'. Kështu u shpreh sot ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu gjatë hapjes së ekspozitës “Here is New York”, në Muzeun Kombëtar.
Arvizu theksoi se në këtë ditë, njerëzit nga çdo cep të botës qëndruan në solidaritet me SHBA. Ai falenderoi në mënyrë të veçantë dhe Shqipërinë për mesazhet kuptimplota që përcollën në përkujtim të tragjedisë së madhe.
“Dhjetë vite më parë dje, rreth tre mijë persona humbën jetën e tyre. Njerëzit nga çdo cep të botës qëndruan në solidaritet me ne, përmes qirinjve dhe luleve të vendosura në ambasadat tonë në mbarë botën. 10 vjet më vonë, miqtë tanë në Shqipëri dhe ata në Botë, qëndrojnë të patundur në mbështetjen e tyre dhe për këtë ju jemi mirënjohës”, u shpreh Arvizu.
Ambasadori theksoi se në ditë të tilla nuk mjafton vetëm të kujtosh, por të mbledhësh forcat dhe të mbrohesh, që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.
“Ne nuk do ti harrojmë ata që humbën jetën, por duhet të bëjmë më shumë sesa thjesht ti përkujtojmë. Të shtojmë forcat e të luftojmë terrozimin”, - tha ambasadori duke falenderuar personat e shumtë që me mesazhe të thjeshta shprehën solidaritetin për viktimat.
Duke u ndaluar konkretisht tek ky koleksion fotografish, ambsadori amerikan theksoi se ky koleksion përmban foto që janë marrë në 11 shtator dhe fotografitë janë mbledhur nga 709 kontribues.
“Kujdes shumë foto janë të dhimbshme. Shumë prej tyre realiste të gjalla dhe shumë prej tyre janë shumë vështirë për t’u parë.. Të japin ndikimin e menjëheshëm dhe të tregojnë që ky ishte 11 Shtatori, ky këtu ishte Nju Jorku atë ditë”.
Topi
"Shqiptarët, si aleat dhe partner do të jenë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën kundër terrorizmit, për të vendosur paqen në botë", deklaroi Presidenti i Republikës, Bamir Topi, të hënën në ceremoninë e çeljes së ekspozitës në përkujtim të viktimave të 11 shtatorit në SHBA.
Duke i konsideruar sulmet e 11 shtatorit si ngjarjen më tragjike të kohëve moderne, Topi u shpreh se sulmet ndryshuan rrjedhën e jetës, por nuk ndryshuan karakterin dhe shpirtin amerikan. "Falë këtij karakteri të fortë u bë e mundur lufta e vendosur ndaj terrorizmit", theksoi Topi.
"Më lejoni të shpreh të njëjtën krenari të çdo shqiptari që është pranë jush në një aleancë të fortë me mikun dhe partnerin më të madh, në një ndër sfidat globale. Kemi bashkëpunuar në Irak, Afganistan dhe në mbarë botën. Të jeni i sigurtë, si alet dhe partner, do të jemi së bashku për të vendosur paqen në botë", u shpreh kreu i shtetit.
Sipas Topit, sot Al Kaeda ka marrë një goditje mjaft të rëndë, por, tha ai, kundër kësaj filozofie dhe instrumentave të saj, lufta është e përditshme.
Presidenti Topi u ndal edhe në ngjarjen tragjike të ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Vlorës, duke e konsideruar atë një rast sporadik të terrorizmit. Sipas tij, një punonjës i nderuar i shtetit mori goditje barbare në mes të qytetit të Vlorës. "Ndaj vijoi ai, ne jemi përkrah SHBA-ve, në luftën kundër terrorizmit".
Berisha
"Shqipëria ndjehet krenare për kontributin e saj modest në luftën kundër terrorizmit", deklaroi Kryeministri Sali Berisha, në ceremoninë e çeljes së ekspozitës në nderim të viktimave të 11 shtatorit, që u hap të hënën në mbrëmje në Tiranë.
"Ne i jemi mirënjohës SHBA-së për udhëheqjen që i ka bërë luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar. Jemi krenar që rreshtohemi pranë jush dhe japim ndhihmën tonë modeste në rezultatet e kësaj lufte, për paqen dhe stabilitetin në botë", vijoi Kryeministri Berisha.
Sipas kreut të qeverisë, 11 shtatori, ishte dita më tragjike e historisë së kombit amerikan, ishte sulmi më i rëndë që një agresor ndërmori në territorin e vendit tuaj.
Po atë ditë, u shpreh Kryeministri Berisha, krahas një patriotizmi të pa precedentë që shpërtheu në vendin tuaj, njerëz të lirë në të katër anët e botës, u ndjenë amerikanë, sepse asgjë nuk mund të prekë më shumë njeriun e qytetëruar, se sa humbja e një jete të pafajshme, por para së gjithash, sepse SHBA-të kanë bërë më shumë se çdo komb e vend tjetër, për lirinë e qytetarëve të vendeve të tjera në tërësi, në Europë e në botë.
Në këtë drejtim, kreu i qeverisë shtoi se kombet e lira i detyrohen kombit amerikan. "Ata që i ideuan, projektuan dhe ekzekutuan këto sulme morën si shpërblim skëterrën e përjetshme që meritonin", theksoi Berisha.
Kreu i qeverisë vlerësoi gjithashtu edhe vendimet e marra nga presidentët e SHBA-ve, Bush dhe Obama në luftën kundër terrorizmit që bënë të mundur vrasjen e Bin Ladenit në prag të 10 vjetorit të sulmeve.
"Goditjet e pandërprera që iu bënë terrorizmit, nuk i lejuan ata të ndërmarrin sulme të tjera në vendin tuaj", u shpreh Berisha.
Topalli
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha sot se, shqiptarët nderojnë kujtimin e 3 mijë jetëve të këputura në 11 shtator 2011, të racave, besimeve dhe shteteve të ndryshme, ndërsa theksoi se "këto janë ditë në të cilat ndoshta është më mirë heshtja për të respektuar secilin prej atyre që humbën jetën në një sulm të pashembullt terrorist".
Kryetarja e Kuvendit mori pjesë sot pasdite në çeljen e ekspozitës “Këtu është Nju Jorku, demokracia e fotografëve”, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA.
"Në një prej fjalimeve të djeshme të liderve të kombit amerikan u tha: Atë ditë qielli ishte blu dhe përnjiherësh u bë më i errët se nata. Atë ditë ai qiell u bë më i errët për mbarë botën, jo vetëm për kombin tuaj", tha Topalli.
Të pranishëm në ceremoni ishin dhe ish-Presidentët, Rexhep Mejdani dhe Alfred Moisiu.
(d.b/BalkanWeb)