Tuneli i Kalimashit do të rihapet më 15 Maj
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga zëvendësministri i PunëvePublike, Transportit dhe Telekomunikacionit Ernest Noka, i cili katheksuar se tuneli jugor do të hapet me 15 maj, ndërsa punimet në atëverior do të vijojnë.
I inauguruar me bujë para zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit të vitit të shkuar, “lumturia” e atij udhëtimi zgjati vetëm disa muaj, ndërkohë që qindra e mijëra udhëtarë nga Kukësi dhe nga Kosova, iu kthyen rrugës së vjetër. Megjithatë, shpresa duket sërish në horizont; tuneli do të hapet në mesin e muajit Maj, atëherë kur edhe nis sezoni veror, që sjell në Shqipëri mijëra qytetarë nga Kosova.
MPPTT njoftoi në tetor të vitit të shkuar, se tuneli i Thirrës, në segmentin Rrëshen-Kalimash, të autostradës Durrës-Kukës-Morin, do të mbyllet për shkak të vijimit të punimeve për instalimin e pajisjeve elektromekanike, punime që zgjatën tejet shumë. Autostrada Durrës-Kukës-Morinë, 170 kilometra e gjatë, që u vu në punë në 25 Qershor 2009, shkurton në mënyrë të ndjeshme distancën mes Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa rriti ndjeshëm qarkullimin e njerëzve dhe të mjeteve në sezonin veror.
Ndërtimi i kësaj autostrade përfshiu përveç dy tuneleve paralele me nga 5.5 km gjatësi edhe 29 ura. Afro 4.5 km rrugë është mbi ura dhe struktura deri në 80 m lartësi. E gjithë kjo vepër inxhinierike madhore u ndërtua nga kompania amerikano- turko Bechtel & Enka.