E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Së shpejti rruga Tiranë-Elbasan, por do kushtojë

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha ka nisur sot turin e takimeve ne vend, duke nisur nga qyteti i Elbasanit, ku ka prezantuar projektin më të ri, rrugën me tunel Tiranë-Elbasan. Berisha tha se “kjo kjo rruge, pjese e boshtit të jugut e shndërron Elbasanin në pjesë integrale me metropolin dhe se e fuqizon ekonomikisht këtë qytet e gjithë Shqipërinë”.
Kreu i qeverisë kreu takime me autoritete vendore të Elbasanit dhe me qytetarë të cilëve u deklaroi se projekti i ri për rrugën parashikon të shkurtojë dukshëm distancën me kryeqytetin, porse realisht është i kushtueshëm.
“Kjo rrugë ka kosto të madhe, por ky është varianti më i shkurtër Tiranë-Elbasan". Por sipas qeverise, kostoja nuk do te jete gje perballe fitimeve qe do te kete Elbasani. "Mendojmë se rruga do të fuqizojë ekonomikisht Elbasanin, pasi infrastruktura është fuqia e ndryshimit”, u shpreh Berisha në takim.

Projekti parashikon qe autostrada të jetë e gjatë 31.17 kilometra, me 4 korsi, 7 mbikalime dhe 3 nënkalime.

Më pas kryeministri shtoi se në 4 vjet qeverisje të të së djathtës, Shqipëria do ketë rrjetin rrugor më modern, pasi ekonomia shqiptare mund ta përballojë këtë.

“Ekonomia nuk iu përkul krizës, ne i kemi rritur të ardhurat dhe do rrisim pagat në të ardhmen. Kemi investuar në 2 vite plot 18% të GDP”, theksoi Berisha.
Në takimin në Elbasan, berisha u shoqërua nga minsitrat Lulyim Basha e Sokol Olldashi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›