Librazhd, rrezikohen 6 banesa nga rrëshqitja e dheut
LIBRAZHD- Mesditën e sotme në fshatin Karkavec të Librazhdit ka pasur rrëshqitje të theksuara të dheut, cka ka vënë në rrezik 6 banesa të këtij fshati. Tre banesa të këtij fshati kanë dëmtime shumë serioze ndërkohë që nga zyra e emergjencave civile në prefekturë është kërkuar evakuimi i banorëve, pasi rrezikojnë seriozisht jetën e tyre. Në lidhje telefonike për News 24 gazetari Fatmir Poja pohon se në fshatin Karkavec ka pasur edhe fundosje të tokës, cka e bën më problematike situatën. Rrëshqitjet kanë filluar mesdit ën e sotme favorizohen edhe nga reshjet e shiut që kanë rënë.(m.a/BalkanWeb)