E Diel, 1 Nëntor 2026

Librazhd shume komuna te thella te izoluara

Reshjet e dëborës mbajnë të bllokuara disa zona të thella malore në zonën e Librazhdit. Ndërsa rruga e Përrenjas-Qafë Thanë është e kalueshme. Gjate natës borëpastrueset kanë mbajtur të hapur këtë aks rrugor si dhe është hedhur në vazhdimësi kripë dhe skorje. Policia rrugore nuk ka lejuar automjetet të qarkullojnë pa zinxhirë ndërkohë që po punohet për të mbajtur nën kontroll situatën në zonat Pishkash, Qukës, Urakë, Qafë-Thanë, Doganë-Lin. Problematike është situata në disa zona të thella malore, si Polisi, Sopoti, Gaferri, Stravani, Qarrishta, Rrajcë Skëndërbeu, Bardhaj, Dardha, Komuna e Stëblevës. Po kështu janë të bllokuara dhe zona e Mokrës si: Velcani, Trebinja, Proptisht e Bishnicë si dhe aksi rrugor Stëblevë-Klenjë-Ostren-Trebisht. Po punohet për hapjen e akseve të bllokuara nga drejtoria e rrugëve rurale, për të normalizuar qarkullimin e automjeteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›