E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet rruga Kukes-Shishtavec trashesia e bores 1.3 m

Situata pas reshjeve në verilindje të vendit po shkon drejt përmirësimit. Pas bllokimit prej tre ditësh të rruges nacionale Kukës-Shishtavec, makineritë e drejtorisë së Rrugëve në Kukës, kanë bërë tëe mundur hapjen e saj në njërin prej segmenteve më problematike në afërsi të fshatit Topojan, ku si pasojë e erërave dhe stuhisë së deborës, trashësia arriti në 1.3 m. Qarkullimi në këtë rrugë që lidh Kukësin me tre komuna me rreth 15 mijë banorë bëhet me vështirësi me ndihmën e zinxhirëve. Të bllokuara mbeten sërish komunat Kalis dhe Arren, ndërsa furnizimi me energji elektrike ende nuk eshte rivendosur për 4 komunat, Bushtricë, Kalis, Grykëcaje dhe Arren. OST dhe CEZ po punojnë për riparimin e defekteve të shkaktuara nga erërat e forta që dëmtuan linjat e tensionit të mesem dhe të ulët në këtë zonë. Qarkullimi kryhet normal në të gjitha akset e tjera që lidhin Kukësin me Bajram Currin, Krumën, Peshkopinë, Pukën. Ndërsa në Rrugën e Kombit, nuk ka patur asnje problem që ka të bëjë me qarkullimin normal të automjeteve dhe udhëtarëve. Temperaturat gjatë ditës së sotme kanë patur një tendencë në ngritje. Megjithatë moti vazhdon të jetë i paqëndrueshem me vranësira dhe pritet edhe rifillimi reshjeve të borës në zonat malore. Burime të shtabit të emergjencave në Kukës, pohojnë se nuk ka probleme në furnizmin e banorëve me ushqime dhe mjete të tjera jetike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›