E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktimat e 21 Janarit, PS vendos të kryejë homazhe

TIRANË- Partia Socialiste vendosi sot, rreth aktiviteteve që do të organizohen për të kujtuar 4 viktimat e demonstratës së 21 janarit 2011.

Kreu i PS, Edi Rama në mbledhje me sekretarët e partisë vendosi sot që për ’21 Janarin’ të kryhen homazhe tek familjarët e viktimave dhe në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, pikërisht në vendet ku u vranë 4 protestuesit.

Me 21 Janar te vitit 2011 ne demonstraten opozitare u vrane, Ziver Veizi, Aleks Nikaj, Faik Myrtaj e Hekuran Deda.

Në Tiranë, pritet te zhvillohet një homazh, i njëjtë me atë të datës 28 janar 2011, me praninë e shumë njerëzve të ardhur nga të gjitha rrethet e vendit.

Ndërkohë në këtë takim te sotem ne PS është diskutuar gjithashtu edhe kalendari i punës së sekretarëve , por edhe në lidhje me programin politik të socialistëve.

(d.b/el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›