Libreza shëndetësore, kontratat e reja mes ISKSH-së dhe spitaleve
Librezat shëndetësore do të kenë tashmë një tjetër vlerë pas hyrjes në fuqi të kontratave të reja të Insitutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. E këtij institucioni, Elvana Hana ka bërë sot publik elementët e rinj që do të kënë këto kontrata të reja. Bazë e ndryshimeve të sjella në këto kontrata është respektimi i sistemit të referimit, sipas kontratave nëse nuk zbatohet ky ligj atëherë do të ketë ndërshkime për mjekët me gjoba nga 10 mijë deri në 30 mije lëkë si edhe masa drastike si largimi nga puna.
Ndërkohë një pjesë tjetër e rëndësishme e këtyre kontratave është edhe zgjerimi i autonomisë së spitaleve, ku drejtorët të kenë më shumë kompetenca. ISKSH është në prag të përfundimit të kontratave me 39 spitale ne vend katër nga këto të nivelit terciar.