E Diel, 1 Nëntor 2026

Një në katër gra dhunohet në Shqipëri, mungojnë strehëzat për to

Në nëntë mujorin e fundit të këtij viti janë denonucar rreth 990 raste të ushtrimit të dhunës ndaj grave bëri të ditur për median Ana Xheka drejtoresha e politikave për barazinë gjinore pranë Ministrisë së Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Ligji i miratuar për këtë problem ka filluar të zbatohet por ka hasur në disa probleme në zbatimin e tij prej pushtetit vendor vazhdoi Xheka. Ndër problemet që janë hasur është gatishmëria 24 orë si dhe krijimi i strehëzave për pritjen e grave të dhunuara.
Së shpejti pritet që projekti për hapjen e këtyre strehëzave të realizohet edhe në disa qytete të tjera. Ministria e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta do të zhvillojë një sërë aktivitetesh të cilat të cilat do të fillojnë në 5 nëntor dhe do të vazhdojnë deri në datën 10 dhjetor. Tema e këtyre aktiviteteve do të jetë "Ne mund ta ndalojmë dhunën në familje".

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›