E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH: 900 vende të lira në universitet

Të gjithë ata maturantë që nuk kanë pasur mundësi të shpallen fitues në asnjë degë studimi kanë edhe një tjetër shans. Kjo pas shpalljes së formularit A4 nga Ministria e Arsimit. Tashmë ky formular është shpërndarë në të gjithë drejtoritë arsimore. Afati i fundit i dorëzimit të tyre pas tërheqjes është data 25 nëntor. Në të gjithë univesristet shtetërore në vend janë 900 vendë të lira për të cilat do të konkurojnë rreth 11 mijë kanditatë.
Një element për t'u theksuar në këtë faze është fakti që ndryshe nga tre fazat e reja të regjistrimit kanë të drejtë të kërkojnë të regjistrohen në universitete të gjithë ata maturanatë që janë shpallur fitues, por që nuk kanë pasur mundësi të regjistrohen për arsye nga me të ndryshmet. Ndërsa në këtë fazë nuk kanë mundësi të aplikojnë sërish ata maturantë që janë shpallur fitues në një degë tjetër.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›