E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi nis debatin për buxhetin

Kuvendi i Shqipërisë nis sot në të gjitha komisionet diskutimin e projektbuxhetit të vitit 2012. Sot pritet të diskutohet në parim në të gjitha komisionet, duke filluar që nga ai i Ligjeve për të vijuar më pas te komisioni i Ekonomisë dhe më pas tek të tjerë komisione. Madje komisioni i Ekonomisë ka parashikuar dy mbledhje gjatë ditës së sotme, një paradite për të diskutuar të ardhurat e parashikuara në projektbuxhet dhe një mbledhje të dytë pasdite për të shqyrtuar të ardhurat që parashikon të realizojë qeveria për vitin e ardhshëm. Projektbuxheti i paraqitur nga qeveria në Kuvend, megjithëse më i vogël sesa ai i miratuar vjet në fund të vitit, sërish parashikon rritje pagash dhe pensionesh. Ndërkohë që pas diskutimit në parim, komisionet pritet të nisin diskutimin e tij edhe në zëra të veçantë për secilin institucion apo fushë që mbulojnë. Po gjatë ditës së sotme komisioni i Medias dhe Edukimit do të marrë në shqyrtim projektligjin e paraqitur nga deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, për disa ndryshime në ligjin “Për arsimin e lartë”, ndërmjet të cilave parashikohet që të vendosen rregulla të reja për zgjedhjen e shefave të pavijoneve në spitalin universitar “Nënë Tereza”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›