Libri bëhet me Këshill
Derisa po përgëzonte anëtarët e Këshillit për detyrën e re, ministri Krasniqi iu ofroi atyre bashkëpunimin përkrahjen e plotë të Ministrisë dhe atë personale.
Ministri kërkoi një bashkëpunim dhe koordinim të mirë, në mënyrë që veprimtarisë botuese në vend t’i ofrohen vlera kulturore, megjithëse theksoi se, përkundër fakti që ligji parashikon që ai të jetë kryetar i Këshillit, punën e mëtutjeshëm do t’ua lë anëtarëve të tij, duke garantuar kështu pavarësi të plotë të anëtarëve të Këshillit në kryerjen e mandatit.
“Nuk dua që në asnjë moment të ketë çfarëdo ndikimi, as në përzgjedhjen e botimeve, e as në pjesën tjetër të punës suaj si Këshill. Është me rëndësi të jeni të pavarur në punën tuaj”, nënvizoi ministri.
Ndërkaq, pas takimit Këshilli vazhdoi agjendën e vet, duke përzgjedhur kryesuesin e Këshillit dhe sekretarin. Kryesues u zgjedh Naser Mrasori, nga Universiteti i Prishtinës, ndërkaq për sekretar Esin Shishko, nga MKRS.
Këshilli i Librit pritet të fillojë me përzgjedhjen e librave që do të mbështeten nga MKRS. Konkursi ndërkaq është mbyllur ditë më parë, dhe në të kanë konkurruar 160 tituj nga 50 botues.
Fondi për veprimtari botuese për sivjet është 30,000 euro, megjithëse ai pritet të rritet në vitet e ardhshme.