E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sqarojnë draftmemorandumin

Agim Çeku dhe Bajram Rexhepi kanë sqaruar detaje të draftmemorandumit, i cili parasheh kompetenca shtesë për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë. Çeku ka thënë se FSK’së do t’i jepen vetëm kompetenca që parasheh Kushtetuta dhe ligjet në fuqi Nga Express më 09 qershor 2011 në ora 10:12

Dy ministrat, Agim Ceku i FSK’së dhe Bajram Rexhpi i Punëve të Brendshme kanë mbrojtur draftmemorandumin e përgatitur për t’i dhënë kompetenca më të mëdha pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Këtë qëndrim, ata e kanë paraqitur në Komisionin për Punë të Brendshme dhe Siguri të Kuvendit të Kosovës.

Ministri Agim Çeku bëri të ditur se inicimi i këtij dokumenti që është në fazën fillestare të tij, është duke u hartuar në baza të Ligjit të FSK’së dhe Kushtetutës së vendit.

“Ky draftmemorandum është një projekt i iniciuar nga Forca e Sigurisë e Kosovës me qëllim që të fuqizohet FSK-ja dhe t’i marrë ato detyra që i ka të përshkruara në mandatin e vet. Është një dokument i panënshkruar....dhe e kemi paraparë se si duhet të vijë, por dalja në publik disi e ka penguar dinamikën e aprovimit të këtij dokumenti”, ka thënë Çeku, derisa ka raportuar para Komisionit.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se memorandumi, i cili pritet të miratohet, duhet të jetë konform ligjeve në fuqi. Siç u shpreh ministri Rexhepi, para arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet dy ministrive, do të njoftohen të gjitha organet shtetërore të vendit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›