E Diel, 1 Nëntor 2026

Libri “Çka mendojnë burrat kur nuk mendojnë për seks” po shitet si hallvë!

“Pas publikimit të librit, as nuk më ka shkuar ndër mend se do të shitet më shumë se libri i Harry Potterit, por studentët mendojnë se ky libër është magjik. Ky libër është produkt i hulumtimit tim të thuktë e të lodhshëm 39-vjeçar, duke hulumtuar subjektin, por edhe me punë praktike”, tha Sheridan Simove, profesor i institutit Oxford në Britaninë e Madhe.

“Nuk ia kam lënë rastit dhe kam qenë plotësisht i përkushtuar në punën time. Më në fund kam ardhur në një përfundim shokues dhe kam menduar se e kam për detyrë të informoj botën për hulumtimin tim”, tha Simove.

Librin për të cilin flet profesori titullohet “Çfarë mendojnë burrat kur nuk mendojnë për seks”. E i tërë ky libër përmban 200 faqe të zbrazëta, ndërsa shkronjat e vetme në të janë në kopertonat e librit. Ky libër, përveç librarive në mbarë Britaninë e Madhe, mund të blihet edhe në faqen e internetit “Amazon”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›