Psikologia lakuriq detyron burrat të flasin për ndjenjat e tyre
Psikologia amerikane Sarah White (24-vjeçare) ka gjetur mënyrën sesi t’i detyrojë burrat të qëndrojnë në terapi aq sa të flasin për ndjenjat e tyre. Ajo zhvishet lakuriq dhe përdor një lloj të re terapie në New York.
Derisa i zhvesh ngadalë të gjitha rrobat një nga një, shpreson se ashtu do të depërtojë më thellë në nënvetëdijen e pacientëve.
“Gjatë kohës së seancave shfrytëzoj metodën e eksitimit, në mënyrë që pacientët të marrin më shumë kontroll mbi jetën e tyre”, tha Sarah për gazetën “New York Daily News”.
Ajo beson se me lakuriqësi arrin rezultate më të mira në njohjen e vetes dhe botës. Derisa studionte, pa se diçka i mungonte terapisë klasike dhe i lindi kjo ide. Klientët e saj kryesisht janë burra.