E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Protesta ne 30 Prill, beteje, por, jo e dhunshme

TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot në një komunikim me median se protesta e datës 30 Prill nuk duhet parë si “akt force, por forca e arsyes së vendosur përballë një pushteti që funksionon mbi arsyet e forcës”.

Duke deklaruar se opozita nuk do tu ndahet protestave për transparencën e zgjedhjeve dhe krizën ekonomike që sipas Ramës ka pllakosur vendin, sipas kreut të Ramës, askush nuk mund të përfytyrojë një përplasje të dhunshme, pasi 30 Prilli do të jetë data kur protestat do të përshkallëzohen.
“Askush të mos përfytyrojë përplasje të dhunshme, pasi beteja jonë nuk do të jetë një akt force, ndaj mos përfytyroni përplasje të dhunshme”, u tha rama gazetarëve.
Rama u fokusua edhe në aspektet politike, ekonomike në vend ku rivlerësoi dhe njëhere se vendi po varfërohet nga keqqeverisja.

Në vlerësimin e tij, edhe raportet e fundit mes të cilave ai i FRIDA-s konstatoi se zgjedhjet në Shqipëri vazhdojnë të jenë me probleme dhe demokracia është e brishtë. “Bazuar edhe në këtë vlerësim kompetent ajo çka kemi thënë është e bazuar mbi të vërtetën dhe mbetet alarmante. Problemet që e rëndisin Shqipërinë kaq keq në këtë klasifikim kanë të bëjnë me borxhin tejet të lartë publik”, u shpreh Rama.

Sipas tij borxhi ka arritur shifra të patolerueshme dhe është dy herë më i madh se totali i të ardhurave që mbledh qeveria. “Futja e mëtejshme në borxhe për të larë borxhet është një spirale që thellon gropën që nuk ka shanse të ndryshojë nëse nuk ndryshon skema e modelit ekonomik çka është arsyeja e një prag falimentimi të ekonomisë”, u shpreh Rama.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›