E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artistët e Kosovës, vepra në ankand për Shkodrën

Nisma

Shoqata e Artistëve Figurativë  të Kosovës (SHAFK) organizoi dje një ankand publik për shitjen e punimeve artistike (pikturë, vizatim, grafikë, fotografi, dizajn). Organizimi i këtij ankandi, i cili u hap në Fakultetin e Arteve “Art Center” në Prishtinë, kishte për qëllim grumbullimin e një ndihme sado të vogël për familjet që u dëmtuan nga vërshimet në Shkodër dhe rrethinat e saj. Grumbullimi i mjeteve nga punimet e shitura do të shkojnë për në Shkodër, konkretisht te familjet e prekura nga përmbytjet. Punimet e ekspozuara për shitje janë nga artistë të njohur nga Kosova, ku qytetarët do të kenë mundësi që t’i blejnë këto punime me çmime më të volitshme, të cilat fillojnë nga 50 euro e lart.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›