Një grup antifetar, kundër pullave me Nënë Terezën
Debati
Kanë kërkuar që bamirësja të hiqet nga pullat postare amerikane
Një grup antifetar i ka nxitur anëtarët e tij të ankohen në shërbimin postar të Amerikës ndaj vendosjes së figurës së Nënë Terezës në pullat postare. Fondacioni për çlirimin ndaj Fesë, në një deklaratë për shtyp, shprehet se Nënë Tereza, një murgeshë që fitoi çmimin “Nobel” dhe një jehonë ndërkombëtare për punën e saj si bamirëse në Kalkutë të Indisë e më gjerë, nuk duhet nderuar duke u vendosur në pullat postare, pasi është një figurë fetare. Edhe pse Nënë Tereza ishte katolike, drejtuesit indianë e përshëndetën vendimin që bamirësja të ishte në pullat postare. Ndaj këtij grupi ka reaguar Instituti për Paqe dhe Drejtësi, të cilët edhe më parë kanë pasur konfrontime me Fondacioni për çlirimin ndaj Fesë. Brad Dacus, presidenti i IPD-së është shprehur se “është e pabesueshme të mendosh që ateistët dhe antifetarët po sulmojnë Nënë Terezën, një nga shembujt më të mirë të shekullit të fundit. Ne do të inkurajojmë çdo njeri që është frymëzuar nga Nënë Tereza, të na bashkohen për të shkruar një letër vlerësimi ndaj Shërbimit Postar të Amerikës”.
#