E Diel, 1 Nëntor 2026

Libri si festë e thatë zyrtare

 

Është viti i gjashtë qëShqipëria në mënyrën e saj feston 23 prillin, Ditën Botërore të Librit dhe të së drejtës së autorit. Mënyra për të festuar ka qenë dhe mbetet shumë zyrtare. Për të dytin vit, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare jep sot në mbrëmje, në orën 18.00 Çmimin Kombëtar të Bibliofilisë "Lumo Skëndo", për botimin më të mirë të vitit. Ky është i vetmi aktivitet i kësaj dite. Ndërsa ambasada spanjolle në Tiranë e ka zhvendosur për. ditë në kryeqytetin shqiptar traditën e vjetër të leximit në masë të "Don Kishotit të Mançës" i Servantesit për nder të emrit të së cilit festohet edhe 23 prilli. Janë disa aktivitete që do të zhvillohen sot në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, nesër në Teatrin e Operës dhe Baletit. Ngjitur me të, në Fakultetin e Histori-Filologjisë, Shtëpia Botuese Dituria, duke filluar në orën 09.30 prezanton disa botime, "Historia e gjuhësisë" i Robert Robinsit, "Gjashtë shëtitje në pyjet e tregimtarisë" & "Në kërkim të gjuhës së përkryer", të Umberto Ekos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›