E Diel, 1 Nëntor 2026

Rehn: BE, rrugë për marrëveshje ekonomike me Kosovën

Bashkimin Evropian do të gjejë mënyra dhe rrugë për të lidhur marrëveshje ekonomike me Kosovën, pavarësisht se pavarësia e këtij vendi është njohur vetëm prej 18 anëtareve nga 27 qe ka BE-ja, ka thënë komisari për zgjerim i BE-së, Oli Rehn. Kosova ka perspektivë evropiane dhe BE do ta ndihmojë shtetin e ri të ketë zhvillim ekonomik dhe social. Ren ka shtuar se BE-ja ka premtuar anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, nëse këto vende do t'i plotësojnë kushtet e nevojshme. I pyetur se si BE mendon të arrijë marrëveshjen e Asociim Stabilizimit me Kosovën, kur nga 27 vende anëtare të BE vetëm 18 kanë njohur pavarësinë e saj, Rehn është përgjigjur: "Kosova ka perspektivë evropiane. BE do të ndihmojë shtetin e ri të ketë zhvillim ekonomik dhe social. Prandaj ne duhet të gjejmë mënyra dhe rrugë se si të lidhim fjala vjen marrëveshje ekonomike me Kosovën". Ndërkaq sa i përket Serbisë Ren tha se BE dëshiron edhe anëtarësimin e këtij vendi në BE. Nënshkrimi i marrëveshjes për Asociim stabilizim me Serbinë do të ishte një sinjal i fortë për perspektivën e Serbisë. Por kjo marrëveshje do të bëhet fuqiplote vetëm pasi Serbia të ketë filluar bashkëpunimin e plotë me Tribunalin e Hagës. Vetëm nënshkrimi pa një ratifikim të marrëveshjes nuk do të vlente sepse në këtë mënyrë Serbia nuk do të kishte interesim pastaj të plotësonte kushtet tjera të parapara në rrugën për anëtarësim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›