E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, ja harta e 2,1 milione banoreve

Republika e Kosoves numeron aktualisht mbi 2126708 banore. Ky eshte numri i publikuar zyrtarisht dje, nga zyra e Entit te Statistikes ne Prishtine. Ndonese nuk ka pasur regjistrim te popullsise prej me se 25 vjetesh, Enti i Statistikes i Kosoves - departamenti i statistikave te popullsise, prezantoi dje nje publikim per ndryshimet demografike te popullsise se Kosoves. Sipas ketij materiali, Enti i Statistikes vlereson se ne vitin 2006 Kosova duhet te kete pasur rreth 2 milione e 100 mije banore dhe se kishte nje rritje popullsie prej 7,4 per qind me shume se ne vitin 1991.

Enti i Statistikes veren se regjistrimet e fundit te pergjithshme te popullsise ne Kosove jane te vitit 1921, kur ky vend ka pasur 439010 banore. Ndersa ne vitin 1981, kur eshte bere regjistrimi i fundit i popullsise (jo i pergjithshem), Kosova kishte 1584440 banore. Me 6 korrik 1962, gazeta "Rilindja" shkruante se Kosova "fitoi keto dite banorin e njemilionte". Edhe pse te dhenat per kohen e pas regjistrimit te fundit jane vleresime te peraferta, duket se Kosova nga fillimi i shekullit 21 ka arritur te kete 2 milione banore. Nderkohe, sic eshte thene, ne Kosove po pergatitet regjistrimi i pergjithshem i popullsise qe pritet te mbahet brenda ketij viti. Sipas Entit te Statistikes, struktura aktuale e popullsise ne Kosove eshte 92 per qind shqiptare, 5,3 per qind serbe, 2,7 per qind grupet e tjera etnike.

Shifrat
2126708 banore
7,4 per qind rritje
92 per qind shqiptare
5,3 per qind serbe
2,7 per qind grupet e tjera etnike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›