Licenca 3 G edhe ekspertet kunder monopolit ne treg
Ekspertet te ekonomise mendojne se hedhja ne treg e vetem nje licence te sherbimit 3G per telefonite celulare mund te krijoje nje situate monopol ne treg. Ish-kreu i autoritetit te konkurrences Zef Preci dhe pedagogia e teknologjise Rediana Curraj bashkohen me mendimin e kater operatoreve te telefonise celulare ne vend per problemin qe krijonte shperndarja e vetem e nje licence. Ish-kryetari i Autoritetit te Konkurrences Zef Preci tha se nje situate e tille bie ndesh dhe me parimin e konkurrences dhe standardet e Bashkimit Evropian. Bashkohem me shqetesimin e operatoreve se do te ishte me e udhes qe konkurrenca te zhvillohej brenda tyre dhe te kishte mundesi pjesemarrje me shume se nje operator ne rrjet tha ai. Preci sugjeron se qeveria duhet te lejoje shtrirjen e ketij sherbimi permes nje procesi konkurrues ndryshe ofrimit te me shume nje licence ne kete sherbim. Nga ana tjeter nga pikepamje e konkurrencen me kufizimin vetem te nje licence te teknologjise 3G kemi te bejme me nje kufizim te konkurrences gje qe do te ishte nje prove monopolistike tha Preci dje ne nje interviste per televizionin Klan.
Cmimet e larta do te penalizonin konsumatoret duke reduktuar ndjeshem shkallen e perhapjes se ketij sherbimi ne popullsi-thote Rediana Curraj pedagoge per teknologjine e informacionit ne Universitetin Marin Barleti. Curraj jep per kete shembuj te perhapjes se 3G ne Evrope. Kjo teknologji duhet ti jape mundesi popullsise per ta perdorur ne mase te gjere. Nese do te bejme nje paralelizem me vendet e tjera Shqiperia eshte mbrapa ne kete drejtim. Ne Evrope eshte bere qe nga viti 2003 mjaft e perdorshme. Nese kemi parasysh kriteret e BE-se ato thone se deri ne vitin 2005 duhet te perfitojne nga kjo teknologji rreth 80 per qind e popullsise u shpreh Curraj duke shtuar se vetem nje kompani do te diktonte cmimet dhe do te krijonte monopol. Nese do te kishim vetem nje kompani ajo do te kishte cmimet dhe tarifat e saj duke krijuar monopol dhe popullsia nuk do te kishte mundesi qe ta shfrytezonte e gjitha kete teknologji shprehet Curraj.