PS Berisha mos digj fletet degjo nderkombetaret Rozeta Rapushi
Opozita kercenon serish se djegia e fleteve te votimit do ti jepte fund cdo mundesie negocimi maxhorances me opoziten. Deputetja e Partise Socialiste Vasilika Hysi beri te qarte dje se djegia e fleteve do te shenonte fundin e komunikimit mes paleve duke propozuar dy zgjidhje per kryeministrin Sali Berisha. Kryeministri Sali Berisha ka perpara dy zgjedhje Ai mund te bashkepunoje e te tregoje vullnetin politik qe i kerkojne sot te gjithe partneret nderkombetare te Shqiperise per arritjen e transparences se zgjedhjeve si parakusht per rikthimin e normalitetit ne jeten politike ne vend ose Sali Berisha mund ti futet aventures se djegies se fleteve te votimit nje aventure i humburi i madh i se ciles do te jete vete kryeministri paralajmeroi dje Hysi. Sipas saj Ambasadori i OSBE-se Robert Bosh ka te drejte kur thote se djegia e fleteve te votimit do te ishte nje veprim jo i mencur nga pikepamja politike dhe per me teper jo korrekt nga ana juridike sepse sikurse parashikon ligji shqiptar prerogativa e drejtesise per ti pasur fletet e votimit ne dispozicion per cdo hetim te mundshem tejkalon cdo argument absurd per nevojen e boshatisjes se kutive te votimit. Ndaj ne kete kuader ne emer te PS-se ajo i beri thirrje kryeministrit Berisha qe tia vere veshin mire paralajmerimeve ne lidhje me pasojat qe do te kishte djegia e fleteve te votimit dhe perpjekjet per te penguar hetimin e plote te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 paralajmerime qe sipas saj nuk i vijne vetem nga Partia Socialiste por edhe nga partneret nderkombetare te Shqiperise. Kercenimet e Kryeministrit dhe kryetarit te KQZ per djegien e fleteve te votimit perbejne nje provokim te papranueshem per Partine Socialiste dhe opoziten shqiptare. Nderkohe qe cdo hap drejt realizimit te djegies se fleteve te votimit cdo tentative per te vene ne jete kete kercenim do te shenonte fundin e komunikimit dhe mundesise se negocimit me opoziten shqiptare perfshire ketu edhe negociatat per reformen zgjedhore ose cdo reforme tjeter per te cilen nevojiten votat e opozites theksoi ajo. Sipas selise roze kryeministri duhet ta kuptoje se transparenca e zgjedhjeve permes hetimit te procesit zgjedhor dhe keqyrjes te materialeve te votimit te 28 qershorit 2009 eshte nje kusht i panegociueshem per rivendosjen e dialogut politik ne vend dhe bashkepunimit pozite - opozite ne funksion te reformave qe nevojiten per integrimin e vendit dhe kapercimin e situates se rende e te gjithanshme qe ka mberthyer sot Shqiperine.