Licenca, pas praktikës duhet të kalohet dhe provimi i shtetit
Çdo praktikant në përfundim të praktikës profesionale është i detyruar t’i nënshtrohet provimit të shtetit, mbi bazën e të cilit merret edhe e drejta për ushtrimin e profesionit. Praktikanti që kalon provimin e shtetit dhe kërkon të ushtrojë profesionin është i
detyruar të paraqitet për t’u anëtarësuar në urdhrin profesional përkatës, për t’u njohur si profesionit i ligjshëm në sektorin shëndetësor. Por duhet të kihet parasysh, se anëtarësimi bëhet pasi kandidati të ketë fituar provimin e shtetit. Për këtë arsye, në përfundim të praktikës profesionale, praktikanti dorëzon të plotësuar pranë urdhrit profesional formularin e vlerësimit të praktikantit si dhe vërtetimin përkatës. Pas kësaj, praktikanti pajiset me dëshminë e kryerjes së praktikës, pas verifikimit dhe vlerësimit të formularit nga komisioni i ngritur për këtë qëllim. Ky dokument është i vlefshëm për t’u regjistruar në provimin e shtetit.